Friday, May 15, 2026
HomeALBNga Noizy tek 'Strategu'/ SPAK zbulon nofkat e grupit të Aleksandër Prendit...

Nga Noizy tek ‘Strategu’/ SPAK zbulon nofkat e grupit të Aleksandër Prendit që sulmoi grupin Bajri në Bushat.

Një iPhone 13 Pro në përdorim të Arsen Cenit i shërbeu SPAK-ut për të zbuluar mënyrën se si ka funksionuar grupi Prendi në sulmin me armë zjarri ndaj grupit Bajri në gusht të vitit 2024.

Nga këqyrja e të dhënave u përftua se Arsen Ceni ka kryer disa biseda në aplikacione të ndryshme si Signal dhe WhatsApp.

Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri-tjetrin, si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë.

Më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu”, ashtu siç është i regjistruar edhe në aplikacionin WhatsApp, ku përdor numrin e tij.

Andrea Prendi është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i automjetit Audi Q8, të cilin e kanë në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni).

Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy”, ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments