Wednesday, May 13, 2026
HomeALBVIDEO/ E bujshme! Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes, gjest i bukur...

VIDEO/ E bujshme! Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes, gjest i bukur nga…

Në ceremoninë e 60-vjetorit të themelimit, Universiteti i Arteve nderoi mbi 30 figura të njohura që kanë lënë gjurmë në historinë e institucionit dhe në edukimin e brezave të artistëve shqiptarë.

Mes emrave të vlerësuar ishte edhe skulptori i njohur Kristaq Rama, i cili u nderua me certifikatë mirënjohjeje për “kontributin themeltar në krijimin e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe rolin vendimtar në zhvillimin e arsimit të lartë në fushën e arteve”.

Në aktivitetin ku morën pjesë studentë, ish-studentë, pedagogë dhe personalitete të artit e kulturës, certifikata në emër të Kristaq Ramës u tërhoq nga nipi i tij, Zaho Rama, djali i kryeministrit Edi Rama dhe Linda Ramës.

Momenti u prit me duartrokitje nga të pranishmit dhe u kthye në një nga çastet më emocionuese të ceremonisë jubile të Universitetit të Arteve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments