Sunday, May 10, 2026
HomeALBXhodi: Isha në Kishë të Laçit për t’u lutur për shëndetin e...

Xhodi: Isha në Kishë të Laçit për t’u lutur për shëndetin e babait kur ai ndërroi jetë

Xhodi, ish-banorja e edicionit të sivjetshëm të Big Brother VIP Albania, ka rrëfyer një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj gjatë një interviste në emisionin Se Luan Topi.

Ajo tregoi se përjetoi një situatë shumë të rëndë familjare, kur babai i saj ishte i sëmurë. Në atë kohë, Xhodi kishte shkuar në Kishën e Laçit për t’u lutur për shëndetin e tij, duke marrë me vete edhe ujë të bekuar dhe gjëra të tjera simbolike që donte t’ia çonte të atit si shenjë shprese dhe besimi.

Por ndërsa ndodhej në rrugëtim shpirtëror, ajo u njoftua se duhej të shkonte menjëherë në spital, pasi gjendja e babait nuk ishte e mirë. Fillimisht nuk iu tha e vërteta e plotë, por më vonë, sapo mbërriti në spital, ajo mori lajmin e rëndë se babai i saj kishte ndërruar jetë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments