Saturday, May 9, 2026
HomeALBKryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…

Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…

Kryeministri Edi Rama është shprehur se muaji prill i këtij viti shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se gjatë këtij muaji vendi ynë u vizitua nga 891,414 vizitorë të huaj, një rritje sipas tij prej 8.8% krahasuar me prillin 2025.

Rama shtoi se nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.

Reagimi i Ramës:

Prilli 2026 shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025

Nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.

+266.1% nga Lituania
+265.4% nga Danimarka
+81.1% nga Polonia
+52.5% nga Spanja
+37.3% nga Kanadaja
+28.7% nga SHBA
+25% nga Belgjika
+22.8% nga Franca
+20% rritje nga Italia
+11.2% nga Mbretëria e Bashkuar”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments