Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim. Elvi Jahaj, sinoptikan i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në një lidhje live televizive tha se moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe rrebeshe e shtrëngata
Gjatë fundjavës, moti mbetet i paqëndrueshëm. Të shtunën parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me reshje shiu.
Ndërkohë, të dielën moti pritet të jetë më i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Edhe fillimi i javës së ardhshme do të sjellë intervale me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat gjatë fundjavës do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius, ndërsa javën e ardhshme pritet të ngjiten deri në 29-30 gradë. Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 22 metra për sekondë.
