Friday, May 8, 2026
HomeALBDelfinët” e shërbimeve greke në qeveri, Alfred Cako plas “bombën”, si u...

Delfinët” e shërbimeve greke në qeveri, Alfred Cako plas “bombën”, si u spostua Arben Ahmetaj me kërkesë të Athinës

“Delfinët” e shërbimeve greke në qeveri, Alfred Cako plas “bombën”, si u spostua Arben Ahmetaj me kërkesë të Athinës për t’i dorëzuar Ballukut postin e zëvendëskryeministres dhe çelësat e korridoreve energjetike të Shqipërisë, ja roli i Ramës
Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka lëshuar akuza të forta lidhur me marrëveshjen e fundit 20-vjeçare për furnizimin e Shqipërisë me gaz, me një vlerë prej 300 milionë dollarësh në vit. Sipas tij, pas kësaj kontrate fshihet një pazar i madh gjeopolitik ku Edi Rama ka shitur interesat energjetike të vendit në këmbim të mbylljes së dosjeve të tij personale në SHBA. Sipas Cakos, gjithçka e ka zanafillën te frika e kryeministrit nga hetimet e FBI-së për çështjen “McGonigal”.

Në vitet 2017-2018, kur presioni mbi Ramën po rritej, lobi greko-amerikan, i udhëhequr nga figura si Nikollas Gejxh, i ka ofruar një rrugëdalje: mbrojtje politike në Uashington në këmbim të transferimit të korridoreve energjetike nga Shqipëria drejt Greqisë. Cako thotë tha në emisionin “Okult”, se Shqipëria humbi projektin gjigant të Exxon Mobile, i cili do ta kthente Durrësin në qendrën kryesore të gazit për Ballkanin, vetëm që ky rol t’i kalonte Athinës.

Në këtë skemë, roli kyç i takon Belinda Ballukut, të cilën Cako e quan “delfin” të shërbimeve greke brenda qeverisë. Ai pretendon se Balluku u përzgjodh si ministre e Energjisë dhe më pas si zëvendëskryeministre pikërisht sepse kishte lidhje të forta me lobin grek dhe mund të garantonte zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Nga ana tjetër, Arben Ahmetaj u eliminua politikisht pasi nuk u tregua po aq i “shkathët” për t’u lidhur me këtë klan, duke humbur kështu mbështetjen dhe postin.

Alfred Cako nxjerr prapaskenat e forta:

“Çfarë fsheh marrëveshja prej 6 miliardë dollarësh, ose 300 milionë dollarë në vit, për furnizim me gaz të Shqipërisë nga ana e kompanive amerikane, ku u përfshi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, së bashku me një mikun e vet, i cili i njeh tashmë çështjet dhe punët e Shqipërisë, Aleksandër Eksarko, i cili ka dhe një nivel të lartë në shoqatën e helenëve ose të grekëve në Shtetet e Bashkuara dhe është mik i afërt me Nikollas Gejxh. Dihet roli i Nikollas Gejxh në vendin tonë. Sa herë që ndërrohen politikat në Shqipëri, ai vjen dhe takon ata që do të jenë kryetarët e mazhorancave të radhës dhe kryeministrat e radhës. Kështu ka bërë me Berishën në vitin 2005.

Po kështu ai ka qenë shumë aktiv edhe gjatë periudhës që ka qeverisur jo vetëm Fatos Nano, por edhe Edi Rama, domethënë nga Partia Socialiste. Duhet thënë që ne i kemi humbur betejat për korridoret energjetike. Këto beteja tashmë i ka fituar kryesisht Greqia dhe Shqipëria nuk luan ndonjë rol. Dhe e dini pse? Sepse ne ishim të përzgjedhur nga Exxon Mobile, një nga kompanitë kryesore të Rockefeller-ëve, e cila erdhi në vitin 2017 për të lidhur kontrata dhe për të bërë studime me shtetin shqiptar për çështjet e gazit amerikan për të furnizuar pjesë të ndryshme nga Deti Adriatik në drejtim të Detit të Zi dhe veriut të Evropës, duke përfshirë Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Kroacinë, Slloveninë, të cilat mund të furnizoheshin nga Durrësi nëpërmjet korridoreve të ndryshme infrastrukturore që do të ndërtoheshin.

Mirëpo, për ata që s’e dinë, në vitin 2016-2017 kish filluar një shqetësim për Ramën për aferën McGonigal. Në Shtetet e Bashkuara, FBI kish filluar të hetonte dhe Rama ndihej keq dhe nuk dinte si ta mbyllte çështjen në vitin 2017-2018. Mirëpo, me sa duket, iu afrua një nga ato delfinët e vet që ka pasur në bashki dhe që sot ndiqet nga SPAK. Bëhet fjalë për zonjën Balluku, e cila ka pasur lidhje të forta me Greqinë, me shërbimet sekrete greke. Aq sa Oktapodis, i ardhur nga Suedia i kompanisë së telefonisë celulare AMC, kur filloi aktivitetin në vitet ’98, ’99, 2000, në mos gabofsha, kishte frikë nga dy motrat Balluku, të cilat me imponim ia dërguan nga Greqia që të punonin në kompaninë e tij, dhe unë e di nga njerëzit e tij të afërt që ai kishte shumë frikë nga këto të dyja.

Në këtë kohë Ramës iu premtua nga ana e grekëve, nëpërmjet Ballukut, që çështjen do ta mbyllim ne në Shtetet e Bashkuara, por ne duam një shërbim prej teje. Cili është ky shërbim? Duam që ti të mos firmosësh me Exxon-in dhe Exxon-i të kalojë, të gjitha korridoret energjetike të amerikanëve të kalojnë nga Greqia. Dhe Rama, për të shpëtuar lëkurën e vet, me sa duket ka pranuar këtë lloj skeme. Dhe ky grup i fuqishëm grek i Shteteve të Bashkuara, me në krye Nikollas Gejxh, po ku shumë aktiv ka qenë dhe ish-presidenti i firmës Aktor që bëri tunelin e rrugës Tiranë–Elbasan, që e përzgjodhi Belinda Balluku, ndërhynë dhe ia mbyllën me sa duket çështjen në periudhën e parë dhe Rama u sigurua që nuk do të ngacmohej.

Por si kusht ishte vënë që kur të vinte Yuri Kim, ai duhet të bashkëpunonte ngushtë. Në këtë lloj sipërmarrjeje u përfshi edhe Grenelli. Ata sollën për t’u bërë këtyre një shërbim për këtë kontribut që kishte dhënë lobi grek i Amerikës. Exxon-i kërkoi që të dërgonte Yuri Kim-in këtu në Shqipëri, e cila i kërkoi Ramës si shërbim të sillte dy anije, të cilat Grenelli me sa duket ia kish propozuar Yuri Kimit dhe Ramës, që t’i bënin nder një miku të tyre nga Bangladeshi, një firmë amerikane, sepse në Bangladesh ishin mbyllur afatet e qëndrimit të termocentraleve lundrues që prodhojnë energji dhe duhet të largoheshin brenda një date të caktuar.

Dhe këta duhet të paguanin një gjobë të madhe. Bangladeshi, shtet i fortë, mund të jetë atje në fund të botës, e ne i nënvlerësojmë, por kanë shtet. I thanë: “Po s’i largove deri në këtë datë, fillon gjoba kaq milionë dollarë,” nuk e di sa ishte gjoba. Këtu SPAK duhet të zgjohet në qoftë se me të vërtetë punon dhe është i pavarur, sepse është një aferë shumë e madhe. Shqiptarët po paguajnë për të qëndruar kryeministri i tyre, për të bërë ca botokse, për t’u zbukuruar Rama dhe të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

Dhe në këtë kohë filloi u godit zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, sepse grekët me sa duket i kërkuan rolin e zëvendëskryeministrit me Belinda Ballukun, e cila u bë edhe ministre e energjetikës, erdhi që andej nga ishte, nga Rinasi, dhe e bënë ministren e energjetikës dhe më pas zuri edhe vendin e zëvendëskryeministrit. Dhe me sa duket Ahmetaj nuk pranoi dhe filloi të bënte ato lëvizjet kundër Ramës duke e thelluar hendekun. Ai nuk e kuptonte që luftën e kishte me klanin grek të Amerikës, të cilët edhe ata e kishin shkolluar Ahmetajn, por që Belinda u tregua më e shkathët, u lidh me ta dhe i ofroi Ramës këtë shërbim për t’i mbyllur dosjen. Dhe në këtë moment, meqenëse ajo u tregua më e shkathët, Ahmetaj si njeriu i grekëve u spostua.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments