Thursday, May 7, 2026
HomeALBU vra me armë zjarr, ky është pronari i karburantit që humbi...

U vra me armë zjarr, ky është pronari i karburantit që humbi jetën nga plumbi në kokë! (EMRI/Foto)

Personi në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme, 7 maj, si pasojë e një atentati me armë zjarri në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, Rexhep Ismaili ishte pronar i një karburanti në zonë dhe dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë, duke ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve.

Zona është rrethuar plotësisht, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.

Rexhep Ismaili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments