Incidenti i fundit në “Ferma VIP”, ku Fabjola Elezaj përdori fjalor të papërshtatshëm ndaj moderatores Arbana Osmani, vazhdon të ngjallë reagime të forta.
Së fundmi, gazetari dhe opinionisti i njohur Bled Mane ka ndarë një këndvështrim krejtësisht të ndryshëm dhe mjaft të ashpër, duke goditur atë që ai e quan “hipokrizinë e thellë” të shoqërisë shqiptare.
Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, të shoqëruar me pamje nga Prime-i i kaluar, Mane thekson se të gjithë ata që po bëjnë moralistin pas ekranit, e përdorin rëndom këtë fjalor në përditshmërinë e tyre, qoftë në zyrë, në kafe apo në trafik.
Për ta përforcuar argumentin e tij mbi moralin e dyfishtë, gazetari ka bërë një paralele të fortë me ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundmi në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur në një aksident rrugor.
Ai akuzon rëndë ata që derdhin lot virtualë për tragjedinë, por në realitet janë vetë shkelës të rregullave të qarkullimit dhe rrezik i përditshëm në rrugë.

Në postimin e tij shpërthyes, Mane shkruan:
“Edhe ti je kuçkë, ti që gjasme u ofendove kur e dëgjove këtë fjalë në ekran. Ti hipokritja që e përdor këtë fjalë në krevat me burrin, në zyrë me shefin, në kafe me shoqet, në makinë kur ka trafik… Kuçkë je edhe ti mashkulli shqiptar që bëje sikur qaje ditën kur vdiqën dy vogëlushët në Durrës nga aksidenti. Je kuçkë se çdo ditë e nget makinën si ordiner, je kuçkë se çdo ditë nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor… Ti aty lart dhe ky këtu poshtë jeni njëra më kuçkë se tjetri, jeni të dy në embrion njëlloj pavarësisht gjinisë dhe lotëve hipokritë që derdhni.”
