ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Ksenofon Ilia, drejtues i Institucionit të Gjuhës së Trupit, psikolog klinik, këshillues familjar. Ai ka folur në lidhje me tradhtitë nga burrat dhe gratë.
Ai e ka habitur moderatorin e njohur kur tha se ka burra që tradhtojnë me miratimin e gruas. Sipas tij, ato u thonë ‘mirë ti shko por në darkë do të jesh tek unë’.
Foni shtoi se ka edhe burra që e dinë që gratë i tradhtojnë, por duke qenë ‘të çmendur pas tyre’ nuk i lënë dhe pranojnë veprimet e tyre.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Që do të thotë me miratimin e gruas?
Foni: Shko ti me atë por në darkë do të vish tek unë.
Ronaldo: Po thua metaforikisht?
Foni: Jo, kemi raste plot. Ka të tjera që nuk e durojnë dot, ti je i imi dhe vetëm i imi, ekskluziviteti është i imi, jo me të tjera. Kurse një tjetër e pranon se ka shumë sindroma që ndodhin e thotë ‘mirë ti shko por në darkë do të jesh tek unë’.
Ronaldo: E pranon pa patur problem apo për arsye ekonomike?
Foni: Mund të jenë arsye ekonomike, arsye shpirtërore, nuk di të them, se secili është i ndryshëm, por që ka, ka. E di që ndodh, e pranon ashtu siç është
Ronaldo: Më habite
Foni: Unë të them nga përvoja ime, nga ato që shikoj dhe ato që më thonë, ato që kërkojnë ndihmë. Edhe burra ka të tillë, jo vetëm gra. E di që gruaja e tij bën veprime të tilla, por nuk mundet dot, është i çmendur pas saj.
