Tuesday, May 5, 2026
HomeALBEgla Ceno shpërthen pas incidentit në Ferma VIP i del kundra publikut...

Egla Ceno shpërthen pas incidentit në Ferma VIP i del kundra publikut “budallenjtë e rrjetit “

Aktorja Egla Ceno ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet e saj sociale, duke denoncuar standardet e dyfishta dhe moralin selektiv të një pjese të audiencës që komenton zhvillimet e fundit televizive.

Duke marrë shkas nga vala e indinjatës publike pas përdorimit të fjalës “kuçkë” në spektaklin “Ferma VIP”, Ceno ka theksuar paradoksin e këtyre reagimeve.

Ajo ka vënë në dukje se të njëjtët persona që sot shfaqen të tronditur nga ky fjalor, nuk kanë hezituar ta sulmojnë atë me terma thellësisht denigrues pas komenteve të saj të mëparshme.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, aktorja shprehet: “Ka diçka thellësisht të sëmurë në mënyrën si funksionon ‘morali’ në shoqërinë tonë: i njëjti zë që dje më shkruajti ‘shterpë’ për një status që as nuk e ka kuptuar dot siç duhet, sot bën si i indinjuar për fjalën ‘kuçkë’.”

Ndonëse thekson se e konsideron kohë të humbur të merret me “budallenjtë e rrjetit”, ajo shton se çdo gjë e ka një kufi. Për të gjithë ata komentues që kanë kaluar caqet etike duke përdorur gjuhë urrejtjeje, Ceno ka përcjellë një mesazh të prerë dhe të fortë:

“Kushdo që më është drejtuar me fjalën ‘shterpë’, ‘plakë’, ‘ti ke qejf të të dhunojë filani’ ju them: Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë dhe një psikopat t’ju trokasë çdo mëngjes në derë e t’ju thotë ‘shterpë’. Mbase e merrni vesh këtë gjuhë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments