Një situatë e papritur dhe e tensionuar ka ndodhur gjatë transmetimit live, ku Ola ka humbur kontrollin teksa po komunikonte me Bujakën. Ky i fundit po i fliste me qetësi dhe në mënyrë të moderuar, por reagimi i Olës ka qenë i ashpër dhe i papritur.
Ajo i është drejtuar me fjalë fyese: “Kokrrën e trurit s’e ki”, duke shkaktuar menjëherë reagime në studio. Por momenti u përshkallëzua edhe më tej, kur Ola e goditi me një kanaçe, duke lënë të pranishmit të habitur.
Ngjarja ka krijuar tension të fortë në studio, ndërsa publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë, duke e cilësuar këtë sjellje si të papranueshme për një transmetim live.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim nga produksioni apo masa ndaj kësaj sjelljeje që ka shkaktuar shumë debat.
