Monday, May 4, 2026
HomeALBU plagos në aksidentin tragjik në lagje, përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit

U plagos në aksidentin tragjik në lagje, përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit

Një lajm i mirë vjen pas tragjedisë së rëndë që përjetoi qyteti i Durrësit një ditë më parë.

Mësohet se 8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës, para lagjes ku banonte, ka dalë nga gjendja e rëndë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fëmija pritet të transferohet në pavion, ndërsa do të vijojë të jetë nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, kur një aksident tragjik u mori jetën dy fëmijëve, Kleas Nikolli, 9 vjeç, dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa shoku i tyre 8-vjeçar mbeti i plagosur. Ata u përplasën nga një automjet i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments