Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.
Një person që po lëvizte me një motomjet me katër goma është rrëzuar gjatë lëvizjes dhe ka humbur jetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi Arben Karamuço, i cili drejtonte një motomjet me 4 goma, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë Arben Karamuço ka ndërruar jetë, ndërkohë që një grua e cila ishte me të në motomjet, ka arritur të shpëtojë.Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një automjet përplasi 5 fëmijë që ishin duke luajtur në trotuar, duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe të plagosur rëndë një tjetër.
Mësohet se shoferi po eksploronte zonën me një motorr me 4 rrota është rrëzuar për shkak të terrenit të vështirë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Trupi i viktimës është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.
