Sunday, May 3, 2026
HomeALBPërplasje mes demokratësh! LAJM I FUNDIT: Ndërpriten zgjedhjet në qytetin…

Përplasje mes demokratësh! LAJM I FUNDIT: Ndërpriten zgjedhjet në qytetin…

Përplasjet brenda Partisë Demokratike në Korçë kanë çuar në ndërprerjen e votimit për zgjedhjen e drejtuesit të degës, mes akuzave për manipulim të listës së anëtarësisë.

Kandidati Harito Zoto denoncon deformim të listave dhe përjashtim të anëtarëve, ndërsa përplasjet mes zyrtarëve lokalë dhe deputetëve të qarkut rrezikojnë ta thellojnë më tej krizën në këtë proces.

Zgjedhja e drejtuesit të degës së Partisë Demokratike në Korçë ka sjellë përplasje brenda anëtarësisë. Procesi i votimit është ndërprerë ku akuza kryesore vjen nga kandidati HaritoZoto për deformim të listës së anëtarësisë.

Përplasja duket se ka shkuar në nivelet e larta ku mosdakordësi për listën e anëtarësisë kanë patur edhe dy deputetët e qarkut, Fidel Kreka dhe Ivi Kaso.

Për drejtuesin politik, të drejtë vote kanë vetëm ata që gjejnë emrin në listë.

Kandidati Harito Zoto shprehet se mes personave që nuk kanë gjetur emrin në listë kanë qenë edhe zyrtarë lokal të partisë duke nënvizuar se ky proces tashmë është bllokuar.

Zgjidhja e këtij ngërçi duket e vështirë ku mosdakordësia ndërmjet zyrtarëve lokalë të PD-së Korçës mund ta shtyjë këtë proces edhe më shumë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments