Saturday, May 2, 2026
HomeALBPlas” baruti në Ballkan! SHBA fut Kosovën në NATO! Plan emergjent për...

Plas” baruti në Ballkan! SHBA fut Kosovën në NATO! Plan emergjent për mbrojtjen

Doran Vojka, analisti i çështjeve ndërkombëtare, ka qenë i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron, ku ka folur për zhvillimet e fundit në rajon. 

Vojka tha se hyrja e Kosovës në NATO dhe kërkesa e kongresmenëve që është publikuar së fundmi lidhet edhe me gjendjen aktuale të gjeopolitikës.

“Nuk ka rastësi në politikë, nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA. Ka një lëvizje në unison të plotë, një lëvizje ushtarake nga ana e ushtrisë dhe një lëvizje nga ana civile dhe nga ana e politikës amerikane, aty ku u bashkua me kërkesën e kongresmenëve.

Dua të kthehemi pak te realiteti. Për realitetin do të isha më i rezervuar. Përsa i përket kësaj të futjes së Kosovës në NATO në këto aspekte afatshkurtra, dhe e them këtë sepse, duke marrë parasysh që ajo fryma në SHBA, ajo fryma e politikanëve, nuk është një frymë për zgjerimin e NATO-s por për daljen nga NATO. E shohin si diçka negative. Të gjitha këto kërkesa kanë ardhur nga Trump sepse NATO-n e shohin si barrë. Një mundësi pse kjo lëvizje është e shpejtë ndoshta ndodh edhe për faktin e luftës me Iranin. Një prej bankave më të mëdha, JP Morgan, thotë se rezervat do të zgjasin deri në mes të majit. Një prej arsyeve që po i kushtohet vëmendje Kosovës është se aty mund të pasojë ai baruti i mbajtur i lagur në Ballkan.” – tha analisti Doran Vojka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments