Mateo Borri ka dhënë një lajm të shumëpritur për ndjekësit e tij, duke konfirmuar se do të rikthehet shumë shpejt në formën e tij më të mirë fizike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet i vendosur për t’iu rikthyer rutinës së përditshme dhe punës në palestër.

Pas një periudhe të lodhshme dhe stresuese gjatë eksperiencës në Big Brother, Mateo ka zgjedhur të marrë pak kohë për veten, për t’u çlodhur dhe për të rikuperuar energjitë. Si instruktor palestre, ai njihet për përkushtimin dhe disiplinën e tij, dhe duket se rikthimi i tij do të jetë më i fortë se kurrë.
“I will come back soon”, shkruan ai në postim, duke lënë të kuptohet se rikthimi në formën optimale është çështje kohe.
Fansat kanë reaguar menjëherë me komente mbështetëse, duke e inkurajuar për këtë kapitull të ri dhe duke pritur me padurim rikthimin e tij në aktivitet të plotë.
