Friday, May 1, 2026
HomeALBFituesja Selin Bollati, bën hapin e madh pas BBVA 5?/ Fotoja me...

Fituesja Selin Bollati, bën hapin e madh pas BBVA 5?/ Fotoja me DJ Gimbon dhe familjen e tij, ndez rrjetin

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, duket se po kalon disa ditë në Kosovë, duke shtuar edhe më shumë aludimet për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon.

Dyshja, të cilët u njohën gjatë eksperiencës në formatin e njohur televiziv, mesa duket po vazhdojnë romancën edhe jashtë shtëpisë së BBVA.

Ishte vetë DJ Gimbo ai që publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqet pranë nënës së tij dhe Selin Bollatit. Ajo që mori më shumë vëmendje ishte përshkrimi i fotos.

“Familja”, shkroi ai krahas imazhit, duke ngritur menjëherë dyshime se raporti mes tyre është bërë shumë më serioz.

Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, Selin duket se po shijon kohën me njerëzit më të afërt, ndërsa po kalon gjithnjë e më shumë momente edhe me partnerin e saj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments