Një rast shqetësues është raportuar së fundmi në zonën e Malit të Dajtit, vetëm pak metra mbi ish-zyrat e Komunës Dajt, ku një qytetar ka hasur një gjarpër të dyshuar helmues.
Fotoja është dërguar nga Ben Shabani, i cili e njeh mirë këtë zonë pasi prej vitesh merret me mbledhjen e bimëve medicinale. Ai tregon se këtë vit ka një shtim të dukshëm të zvarranikëve helmues në malin e Dajtit dhe zonat përreth.
Sipas tij, rreziku është real për të gjithë ata që frekuentojnë natyrën, sidomos për ata që ndalojnë për pushim, ulen në bar apo afrohen pranë burimeve ujore.

“Duhet shumë kujdes ku shkelni dhe ku uleni, sepse gjarpërinjtë janë më të shumtë se zakonisht,” shprehet ai, duke paralajmëruar vizitorët dhe banorët e zonës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këtë fenomen, por ekspertët këshillojnë që qytetarët të shmangin zonat me bar të lartë, të përdorin këpucë të mbyllura dhe të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes në natyrë.
👉 Kujdesi mund të shmangë rrezikun!
