Në një rrëfim të ndjerë në “Podcast me Jonën”, Pjetri ka folur hapur për jetën përtej dritave të skenës, sfidat personale dhe zhgënjimet që ka përjetuar ndër vite.
I emocionuar, ai u ndal te paragjykimet dhe etiketimet që, sipas tij, i janë bërë pa e njohur të vërtetën e jetës së tij. Pjetri tha se sot njerëzit gjykojnë më shpejt sesa përpiqen të kuptojnë arsyet që fshihen pas një sjelljeje apo gjendjeje.
“Gjithmonë thonë pi një gotë… Po pse? Askush nuk pyet çfarë hallesh kam, çfarë po kaloj”, u shpreh ai.
Në rrëfimin e tij, ai foli edhe për miqësitë e humbura dhe zhgënjimet nga njerëz që dikur i konsideronte të afërt.
“Kam pasur miq, shokë, kolegë… dhe jam zhgënjyer shumë”, tha Pjetri, duke theksuar se për të miqësia e vërtetë mbetet besim dhe pastërti shpirtërore.
“Ti e kuptove çar më ka ndodhur mua? Tani dreq mori gjithmonë thonë Genti pi një gotë. Po mirë a më thua dot pse? Pse more kam dhe unë halle kam dhe unë një lloj. Dakord e pi gotë dy e tre, po askush nuk pyeti kush është shkaku që mëçoi mua deri këtë pikë. Pyesin kolegët, “miqtë”, nuk është e lehtë të zgjedhësh. Ne jemi njerëz që ndikohemi, gjykojnë të gjithë edhe kushëriri 11 a 15 nuk është mirë kështu, por askush nuk pyet pse”, thotë Pjetri , i ci ili më tej flet edhe për ato “miqësi” që tanimë prej kohës ia kanë kthyer shpinën.
“Pastërti është miqësi. Nëse kam një mik dhe shok e fus në shpi dhe i hap derën them k yështë miku im, shoku im. E dua si vëlla. Me aq mundësi sa kam. Kam pasur miq, shokë, kolegë dhe jo jam zhgënjyer, por shumë”, shton më tej ai.
