Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim këtë të martë, 27 prill, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Sot do të nënshkruhet një marrëveshje mes palëve, në sektorin e energjisë. Ky është takimi i dytë mes tyre në një kohë relativisht të shkurtër. Më 12 mars 2026, Guilfoyle mbërriti në ambientet e Kryeministrisë, vizitë që Rama e përshkroi kështu:
Ambasadorja Kimberly Guilfoyle ka ardhur për të bërë një takim njohjeje për të diskutuar për disa çështje, që janë çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta, me faktorë të tretë, dhe nga ana tjetër kini parasysh se ambasadorja e SHBA-ve në Athinë është përfaqësuese e njohur në politikën amerikane, drejpërdrejtë e rrethit të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.
