Tuesday, April 28, 2026
HomeALBCarlo Bollino demaskon aleancën e Sali Berishës me Belinda Ballukun, si u...

Carlo Bollino demaskon aleancën e Sali Berishës me Belinda Ballukun, si u hoq investigimi mes vartëses së Edi Ramës

Carlo Bollino demaskon aleancën e Sali Berishës me Belinda Ballukun, si u hoq investigimi mes vartëses së Edi Ramës dhe Igli Tares para transmetimit
Përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë bërë atë që për vite me radhë dukej e pamundur. Kanë shkatërruar përfundimisht narrativën e armiqësisë mes Sali Berishës dhe Belinda Ballukut, duke zbuluar një realitet ku ministrja më e fuqishme e qeverisë së Edi Ramës tashmë e pandehur nga SPAK dhe lideri de facto i opozitës kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar për interesa financiare, klienteliste dhe politike që jo vetëm i bashkojnë, por i bëjnë pjesë të së njëjtës arkitekturë të pushtetit në Shqipëri.

Që nga tenderat me fitues të paracaktuar, te kompanitë që qarkullojnë mes qeverive të majta dhe të djathta, tek koncesionet që kanë nxitur pasurimin e një grupi të caktuar oligarkësh, e deri tek protesta të organizuara në dukje nga opozita, por që në thelb janë ushqyer nga fondet që buronin nga institucionet e kontrolluara nga Balluku, gjithçka tregon se në Shqipëri nuk ka dy fronte politike të ndara, por një sistem të dyfishtë ku aktorët kryesorë bashkëpunojnë për të dobësuar rivalët dhe për të garantuar që pushteti, paratë dhe influenca të mos dalin kurrë jashtë një rrethi të ngushtë.

Në këtë kontekst, gazetari Carlo Bollino në një artikull të publikuar në “Shqiptarja.com” thotë se ishte paralajmëruar një investigim televiziv për një lidhje të pretenduar mes Belinda Balluku dhe Igli Tare, i cili duhej të transmetohej në një program të Syri TV i familjes “Berisha”. Sipas artikullit, gjatë ditës ishin publikuar promo dhe njoftime për këtë investigim në televizion dhe në rrjetet sociale. Por në mënyrë të papritur, programi nuk u transmetua. Të gjitha materialet promovuese u hoqën dhe përmbajtja u anulua.

Artikulli i Shqiptarja.com të Carlo Bollinos

“Çfarë e lidh Belinda Ballukun me Igli Taren? Këtë pretendonte ta zbulonte Syri TV, zëri (shpesh i rremë) i familjes Berisha, që kishte paralajmëruar për mbrëmjen e djeshme një “scoop”! Investigimi duhej të transmetohej në programin Plug, i cili punon mes dokumenteve dhe marketingut. Rreth këtij “scoop”-i me titull “Belinda Balluku asist Igli Tares”, gjatë gjithë ditës u transmetuan promo në Syri TV, ndërsa rrjetet sociale u përmbytën me banner-a promovues. Por mbrëmë, papritur, programi u anulua! Të gjitha spotet dhe publiciteti u hoqën me urgjencë dhe ato pak banner-a që kemi gjetur ende në Instagram dhe Facebook (që nuk pranojnë censurë deri në fund), nëse klikon mbi to, nuk të çojnë në asnjë përmbajtje. Çfarë ka ndodhur?Duke njohur mungesën e seriozitetit me të cilën punohet në Syri, nuk besojmë se kishin zbuluar ndonjë intrigë të madhe. Ndoshta ishte vetëm shpifja e radhës. Por pyetja është kjo: pse të gjitha shpifjet e tjera transmetohen nga Syri pa asnjë siklet e pa asnjë turp, ndërsa vetëm kjo është censuruar? Nuk është hera e parë që Syri fshin apo fsheh lajme që prekin financuesit e tij, nga oligarkët te elementët kriminalë.

Por rrallë ka ndodhur që të censurohet madje një program i tërë para transmetimit. Pazari duhet të ketë qenë vërtet i lartë. Po aq i lartë është edhe dëmi që ky lloj censurimi i shkakton punës së gazetarëve që punojnë atje (përveç kësaj, edhe të detyruar çdo muaj të marrin si rroga paratë e pista në cash), por edhe imazhit të opozitës dhe asaj pak besueshmërie që i ka mbetur”, mbyllet artikulli i Shqiptarja.com të Carlo Bollinos.

Tenderat

Kujtojmë se pika më e qartë ku zbardhet ky bashkëpunim është tenderi i lotit të katërt të Unazës së Madhe. Tenderi u hap më 16 gusht 2021, fituesi u shpall më 6 tetor dhe kontrata u lidh më 21 nëntor. Bisedat e zv/kryeministres me vartësit e saj, të zbuluar nga SPAK njëjtë si me tenderin e Tunelit të Llogarasë nga dekriptimi i telefonave, tregojnë se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Tenderi është fituar nga një bashkim i tre 3 operatorëve, “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk. Oferta e tyre ka qenë sa 95% e fondit limit të tenderit, pra e kanë fituar ndërtimin e lotit të katërt me 19.9 mln euro pa TVSH, ndërkohë që fondi limit ishte rreth 21 mln euro.

Kompania Euroteorema rezulton se ka marrë shumë tendera edhe në kohën e qeverisjes së Berishës, kur merrte konsulenca juridike nga Argita Berisha, ndërsa “Nova Construction – 2012” shpk është në pronësi të Ilir Shtufit, i cili është ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit të kësaj, i lidhur ngushtë me familjen Berisha. Po ashtu Balluku ka shpërblyer me koncesionin Thumanë-Kashar Bashkim Ulajn, oligarkun e Sali Berishës. Për këtë konesion korruptiv opozita e ka mbyllur gojën

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments