Tuesday, April 28, 2026
HomeALBDalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil: U dorëzua pa...

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil: U dorëzua pa rezistencë, si ra policia në gjurmët e tij

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Ervin Matës. Ai është kapur në Brazil, aty ku fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Mediat vendase shkruajnë se Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë.Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente.

Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguaian, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij.

Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments