Monday, April 27, 2026
HomeALBÇfarë konsumoi ditën që ndërroi jetë?/ Dalin analizat toksikologjike të 19-vjeçares Myrto

Çfarë konsumoi ditën që ndërroi jetë?/ Dalin analizat toksikologjike të 19-vjeçares Myrto

Rezultatet e analizave toksikologjike kanë hedhur dritë mbi vdekjen e 19-vjeçares që humbi jetën në Argostoli, pasi u la pa ndihmë në një hapësirë publike.

Ekzaminimet laboratorike konfirmuan praninë e kokainës, kanabisit dhe alkoolit në gjakun e të resë. Të dhënat tregojnë se këto substanca janë konsumuar gjatë së njëjtës ditë, një element që po vlerësohet nga hetuesit për të rindërtuar ngjarjen.

Ngjarja ndodhi pasi 19-vjeçarja kishte qenë në një ambient hoteli, ku dyshohet se kishte përdorur lëndë narkotike. Më pas ajo u gjet e braktisur dhe pa ndihmë në një shesh, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet presin edhe përfundimet e analizave histologjike, të cilat pritet të japin informacion shtesë mbi shkaqet e vdekjes dhe ndikimin e substancave në organizëm.

Në kuadër të çështjes, tre të rinj janë vendosur në paraburgim. Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje me mosveprim, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments