Sunday, April 26, 2026
HomeALBE internuan që kur ishte fëmijë/ Ndahet nga jeta ikona e qëndresës

E internuan që kur ishte fëmijë/ Ndahet nga jeta ikona e qëndresës

Është ndarë së fundmi nga jeta Klara Mirakaj-Merlika, e cila konsiderohet si një grua ikonë e qëndresës anti-komuniste. Ajo i pati mbijetuar internimeve të shumta dhe vuajtjeve për plot 45 vite nën regjimin komunist.

Lajmin e bëri të ditur për publikun Dr.Besim Ndregjoni përmes një njoftimi, ku rendit edhe peripecitë e shumta të të ndjerës.

REAGIMI – U shua një ikone antikomuniste, Klara Mirakaj-Merlika. Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antikomuniste, e internuar 45 vite nga diktatura komuniste, bija e luftëtarit antikomunistë Pashuk Bibë Mirakaj-nusja e djalit të Kryeministrit Shqiptar Mustafa Merlika Kruja

Ajo u internua që fëmijë në kampet famkeqe të Tepelenës, Beratit dhe Lushnjes, shkoi vajzë e re krejt ëndrra rinore, u kthye në Tiranë e lodhur, e masakruar nga torturat e Sigurimit të Shtetit në 91 në Tiranë. Ajo pati një qëndrese dhe krenari përballë masakrave të komunizmit, por gjatë diktaturës pati një gëzim, u martua me Fatos Mërlikën birin e shquar të Mustafa Krujës Merlika.

Familja e saj njohu burgje dhe internime, por të gjitha këto i përballoi si një Norë e Kelmendit, e pamposhtur. Me ardhjen e pluralizmit ajo ishte një dëshmitare okulare për krimet e komunizmit që kishin kaluar familjet fisnike të veriut nga regjimi gjakpirës i diktatorit të egër kriminel Enver Hoxhës.

Familja, Unioni Mbarkombëtar, bashkëvuajtsit e sajë humbën një ikonë qëndrestare, por një trimëreshë antikomuniste. Një dëshmitare më pak përballë shoqërisë shqiptare që sundohet nga pasardhësit e diktaturës dhe kanë ,arrë peng demokracinë për të cilën Klara Mirakaj dhe qindra mijëra Klara luftuan që ajo t’i vinte Shqipërisë!

Me ndarjen nga jeta të antikomunistes, të mbijetuarës së diktaturës, bijës së familjes Mirakaj dhe bashkëshortes së fisnikut Fatos Merlika, e respektuara Klara Mirakaj-Merlika Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëtisë ju shpreh ngushllimet e sinqerta familjes Mirakaj dhe Merlika për humbjen e kësaj trimëreshe antikomuniste dhe tepër të nderuar, sakrificat dhe qëndresa ndaj krimeve të komunizmit e bëjnë të pa harrueshme për ne antikomunistët veprën e saj njerzore mbijetuese! Qoftë e parajsës dhe sakrificat e saj u bëfshin paqe për Shqipërinë!

Me respekt, Dr.Besim Ndregjoni

President i Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments