Sunday, April 26, 2026
HomeALBTë shtënat me a*më në Washington/ Begaj: E dënoj me forcë sulmin...

Të shtënat me a*më në Washington/ Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit Trump

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, gjatë Darkës së Korrespondentëve në Wasshington.

Begaj shkruan se e dënon me forcë aktin e dhunës, duke theksuar se në një demokraci dallimet duhet të zgjidhen përmes ideve dhe dialogut dhe jo përmes forcës.

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj: 

E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut — jo përmes forcës. Sulme të tilla brutale, që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore, janë të papranueshme.

Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe i uroj @POTUS, @FLOTUS dhe të gjithë të pranishmëve shëndet dhe siguri të vazhdueshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments