Sunday, April 26, 2026
HomeALBAksident fatal në Gocaj: Ndërron jetë shefi i shëndetësisë me vajzën...

Aksident fatal në Gocaj: Ndërron jetë shefi i shëndetësisë me vajzën e tij 20 vjeçare !


Njoftim Zyrtar

Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjader, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Kjo foto e familjes eshte 6 vite me pare sot ka humbur jeten Antoni Kryefamiljari dhe goca 20 vjecare

Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas një vlerësim të lartë profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme.

U prehshin në paqe.


RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments