Saturday, April 25, 2026
HomeALBPërplasje fatale në Thumanë dhe Tiranë/ 3 viktima dhe 8 të plagosur...

Përplasje fatale në Thumanë dhe Tiranë/ 3 viktima dhe 8 të plagosur brenda një dite

Policia ka arrestuar dy drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente të rënda me pasojë humbje jete në Fushë-Krujë dhe Tiranë.

Në aksidentin pranë Thumanës, u arrestua një 24-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Benz”, i cili u përplas me një makinë tjetër.

Si pasojë, u plagos rëndë drejtuesi 73-vjeçar dhe humbi jetën një pasagjere në automjetin e tij. Gjithashtu, dy këmbësore u lënduan pasi u goditën nga pjesë të makinës që u shkëputën nga përplasja.

Në një tjetër ngjarje në Tiranë, pranë komisariatit numër 6, u arrestua një 63-vjeçar që drejtonte një kamion, i cili përplasi për vdekje një 61-vjeçar që udhëtonte me motor. Nga aksidenti u dëmtua edhe një punonjës policie jashtë shërbimit, i cili ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë ditës së premte janë regjistruar 6 aksidente rrugore, me 3 viktima dhe 8 të plagosur. Një tjetër aksident me fatalitet u shënua edhe në aksin Elbasan–Cërrik, ku humbi jetën një 28-vjeçar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments