Saturday, April 25, 2026
HomeALBKu është AKU?/ Denoncimi me VIDEO: Pupla dhe copa kockash brenda sallamit...

Ku është AKU?/ Denoncimi me VIDEO: Pupla dhe copa kockash brenda sallamit HAKO

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore në vend, konkretisht për sallamrat e kompanisë HAKO.

Një qytetare ka dërguar një video, ku sipas saj shihen qartësisht përbërës të papërshtatshëm brenda produktit, si pupla dhe copa kockash, duke ngritur dyshime serioze mbi standardet e sigurisë ushqimore.“Shikoni çfarë gjendet brenda sallameve të kompanisë HAKO. Ku është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit? Po na helmojnë dhe po na shpifin lloj-lloj sëmundjesh me sallame të cilësisë më të dobët, gjith pupla e copa kockore brenda”, shprehet qytetarja në mesazhin e saj.

Nga pamjet e dërguara, duket një produkt sallami i hapur, ku vërehen elementë të dyshimtë në përbërje, megjithatë autenticiteti dhe përbërja reale e produktit mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përkatëse.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga kompania në fjalë, ndërsa pritet që autoritetet përgjegjëse të kryejnë verifikimet përkatëse për të sqaruar situatën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments