Friday, April 24, 2026
HomeALBTRAGJIKE/ Ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Gjermani!

TRAGJIKE/ Ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Gjermani!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.

Mësohet se ai është përfshirë në një aksident dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda. 

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.

Në një njoftim të publikuar në rrjete sociale, familjarët kanë bërë të ditur se B.F. do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“B.F. do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments