Friday, April 24, 2026
HomeALBERMAL BEQIRI “I AKSHI”-t “NGEL” NË KËMBË! SPAK i sekuestron 6 makina...

ERMAL BEQIRI “I AKSHI”-t “NGEL” NË KËMBË! SPAK i sekuestron 6 makina dhe dy motorra, të bllokuar dhe dy super “Benz”-a me targa të personalizuara

Përveç disa apartamenteve, vilave dhe trojeve, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nën sekuestro janë vënë disa automjete luksi në emër të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili rezulton në kërkim për dosjen e AKSH-it.

SPAK ka arritur të gjurmojë dhe të gjej automjetin me vlerë rreth 180 mijë të tipit “MERCEDES BENZ GLS 600 Maybach”, me targë “SS 555 EB”.Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka bllokuar dhe një mjet me vlerë rreth 80 mijë euro “MERCEDES BENZ S500 4MATIC” dhe me targë “AA 600 ZE” që i përket shtetasit Ermal Beqiri.

Në koleksionin e makinave të shtrenjta, SPAK-u ka zbuluar dhe një tjetër mjet në emër të biznesmenit të AKSH-it.

Bëhet fjalë për makinën “TOYOTA TUNDRA” që mban targën “AB 555 SO” dhe në burime të hapur rezulton se kjo makinë kushton rreth 80 mijë euro.

Ndërkohë me urdhër të SPAK-ut rezulton se janë sekuestruar dhe një makinë “Peguet 307”, një “Wolkswagen Golf”, një makinë elektrike e markës “BYD”, si dhe dy motomjete “BMW R 1300 GS Adventure”, me vlerë rreth 20 mijë euro, si dhe motomjeti tjetër “HONDA SH 300”.

Në aksionin e fundit rezulton se SPAK-u ka bllokuar rreth 40 mln euro pasuri që i përkisnin grupit kriminal të tenderave në AKSHI, me në krye ish-drejtoreshën, Mirlimda Karçanaj, dhe më pas duke vijuar me biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.Dyshimet janë se këto pasuri rrjedhin nga përfitimet e paligjshme e ndërsa do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse këto masa do t’i kalojnë shtetit apo do t’i kthehen pronarëve në kërkim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments