Pas përfundimit të spektaklit, Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë lidhur me fituesen dhe gjithë edicionin e fundit të Big Brother.
Ai u shpreh se ky sezon ka qenë i veçantë dhe vështirë të përsëritet:
“Si ky edicion nuk vjen më”, tha Luizi.
I pyetur drejtpërdrejt nëse fituesja e meritonte kurorën, ai nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë:
“Pz kam qenë në gjumë, kam qenë me temperaturë…” – duke shmangur kështu një koment të drejtpërdrejtë.
Kjo deklaratë është interpretuar nga fansat si një sinjal që ai nuk ka qenë plotësisht dakord me lojën e ndjekur gjatë spektaklit.
Ndërkohë, Kiara u tregua më diplomatike, duke i uruar fitueses gjithë të mirat dhe duke shtuar:
“Jam e lumtur që fitoi një gocë”.
Momenti ka ndezur rrjetin, ku fansat janë ndarë në mendime për deklaratat e Luizit dhe reagimin e tij.
👉 Video po bën xhiron e rrjetit – shiko çfarë tha Luizi!
