Një burrë ka humbur jetën kurse një djalë dhe një vajzë janë plagosur pasi u përfshinë në një aksident rrugor
Ngjarja tragjike ndodhi në aksin rrugor “Thumanë-Mamurras”, kur automjeti që drejtonte 20 vjeçari A.D., është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. J., 53 vjeç.
Si pasojë, ka humbur jetën 53-vjeçari, si dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin e këtij të fundit dhe 20-vjeçari.
Dy të rinjtë janë dërguar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë njoftuan sot se arrestuan shtetasin A. D., 20 vjeç.
