Thursday, April 23, 2026
HomeALBMiri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga...

Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i ftuar së fundmi në “Shqipëria Live”, ku ka folur hapur për jetën pas finales së madhe.

Ai pranoi se përballja me realitetin jashtë ka qenë më intensive nga sa e priste, sidomos për shkak të kureshtjes së madhe të njerëzve.

Miri tregoi se njerëzit e afërt dhe shoqëria kërkojnë shpjegime për çdo situatë, por një pyetje mbetet kryesorja: 

“Pyetja më e shpeshtë që më bëjnë është ‘ku e gjete gjithë atë durim’. Ose unë kam shumë durim, ose që të kesh durim është vlerë në shoqërinë shqiptare,” tha ai.

I pyetur për videot që po qarkullojnë lidhur me një përplasje të mundshme me Ilir Vrenozin, Miri u shpreh i prerë se gjithçka është keqinterpretuar dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt real.

“Ky episod ka ndodhur para se të futeshim në regjistrim në ‘Post Big Brother’. Kam qenë me Monika Kryemadhin dhe Arbër Hajdarin, pyesni ata… Nuk ka pasur asgjë mes nesh,” sqaroi ai, duke kërkuar që të mos krijohen drama të paqena.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments