Thursday, April 23, 2026
HomeALBE çuam vajzën nuse, na e kthyen në arkivol”/ Dhimbje pafund për...

E çuam vajzën nuse, na e kthyen në arkivol”/ Dhimbje pafund për Xhuanën, babai: Kishte shenja gjithkund!

Një dhimbje që nuk po shuhet dhe një histori që vazhdon të tronditë opinionin publik. Familja e Xhuana Nikollajt po përballet prej më shumë se një muaji me humbjen e vajzës së tyre 25-vjeçare, e cila sipas të afërmve i dha fund jetës pas një historie dhune nga bashkëshorti.

Në një rrëfim të bërë së fundmi, prindërit e saj kanë hapur zemrën për momentet më të rënda që po përjetojnë.

Shumë e vështirë ka qenë për ne se na ra befas, shumë dhimbje për ne. Vajza ishte shumë mirë në ëndrrat e saj, e lumtur. Veç kur na erdhi lajmi që është në spital. E kemi çuar vajzën nuse, me shkollë… vajzën e sollën në arkivol. Apeli im është që ai djalë vajzën time të mos e kishte prekur me dorë. Do Zoti që familja e tij të shkojnë ta marrin dhe ta vënë para drejtësisë dhe të vuaj për çfarë ka bërë për vajzën tonë”, u shpreh nëna e saj.

“Kur të arrestohet ai ne lehtësohemi pak”, shton ajo.

Edhe babai i Xhuanës ngre shqetësime për mënyrën si ka ndodhur ngjarja, duke përmendur shenja të dukshme dhune në trupin e saj dhe kërkon zbardhje të plotë nga autoritetet.

Dhimbjen e kam të madhe, i bëj apel institucioneve që të vënë dorën në zemër dhe të vënë drejtësi për atë krim që ka bërë ai kriminel dhe të kapet sa më parë. Vajza ime s’i ka pasur asnjë borxh. Kushdo që e sheh ta denoncojnë dhe ta çojnë para drejtësisë. Ekspertët të marrin dhe të hapin telefonin e vajzës time. Ditën kur tërhoqëm nga morgu trupin, ka pasur shenja në nofull, trup, krah, gjithkund, e ka bërë sikur të ishte egërsirë. Kërkoj të dënohet sa më shumë…. Nofullën e ka me shenja, ndoshta dhe i ka dhënë me zor helmin. Nuk e dimë”, tha babai i saj.

Ndërsa motra e së ndjerës ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për drejtësi:

Duam që ai djalë të kapet, Eraldo Fizi, të vuaj dënimin dhe të tregojë pse e ka rrahur motrën tonë”, u shpreh ajo.

Familja Nikollaj vijon të kërkojë përgjigje për një ngjarje që u ka ndryshuar jetën përgjithmonë dhe drejtësi për Xhuanën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments