Një 28-vjeçare e huaj me iniciale R. T., është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku e reja ishte akomoduar përkohësisht.
Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përjashton dyshimet për një ngjarje kriminale në fazën fillestare të hetimeve.
Autoritetet bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet që 28-vjeçarja të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e ngjarjes.
