Wednesday, April 22, 2026
HomeALBEMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, një viktimë dhe dy të pl*gosur

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, një viktimë dhe dy të pl*gosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që ka humbur jeten drejtuesi i njërit prej mjeteve, Arben Jangozi.

Sipas raportimeve, në njërin prej automjeteve ndodhej edhe një fëmijë. Ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Policia ndodhet në vendngjarje, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments