Drejtuesja e Top Story-t në TCH, Grida Duma, në një intervistë dhënë në emisionin “Breaking” në Top News për gazetaren Dafina Hysa, ka bërë një analizë të detajuar të aktualitetit politik në vend.
Duke nisur nga tema më e nxehtë, ajo e reformës zgjedhore, Duma thekson se kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, janë të janë të dy në të njëjtën trajektore. Sipas saj, ata po e bëjnë bashkë reformën zgjedhore.
“Ne duhet të kuptojmë çfarë prodhon qasja e pozitës dhe opozitës. Ne duhet të kuptojmë çfarë bëjnë për shqiptarët. Ajo që ne duhet te ndjekim ne. Para zgjedhjeve, Berisha ka propozuar 100 deputetë, pas zgjedhjeve, Rama thotë të shkojmë në 101. Teoria e lojës për të shkuar me shumë mënyra në një rezultat të njëjtë. Ndryshojnë variablin dhe thënë këtë ajo që na habit në këto momente është që të dyja palët duan njëjtën gjë uljen e numrit të deputetëve.
Shqetësimi i Ramës në mandatin e katërt nuk duhet të jetë tjetër, por të ketë lidhje me realitetin, jo ulja e numrit të deputetëve, që të shtojë drejtorët. Shqetësimi i Berishës nuk duhet të ishin numrat, por mënyra se si zgjidhen këto deputetë. Dy liderët kërkojnë zvogëlimin e atyre të terreneve. Janë dy ndryshime që lidhen me mënyrën se si ulet terreni politik. Subjektet e reja varen nga mediat dhe frymëzimin e publikut nëpërmjet komunikimit”, tha Duma.
Lidhur me rolin që duhet faktori ndërkombëtar për reformën zgjedhore apo atë elektorale, Duma u përgjigj se:
“OSBE-ODIHR nuk ndryshon gjë në ekzekutiv dhe legjislativ. Ambasada SHBA dhe ambasada e Britanisë së Madhe kanë pas rol në marrëdhënien PS-PD. Sot ka një rënie të interesit për Ballkanin. Për sa i përket momentit, SHBA e ka vëmendjen te lufta në Iran dhe nuk e ka vëmendjen për të ndërhyrë në Shqipëri. Ne duhet të ikim nga iluzionet që do vijnë ata dhe do të krijojnë zgjidhjen. Zgjidhja dhe pengesa është brenda partive tona. Në këtë kuptim, ndërkombëtarët janë një faktor minor”.
Lidhur me konfigurimin politik në vitin 2029, Grida Duma bëri një parashikim.
“Ajo që parashikoj unë është se me këtë mpirje që i ka bërë Rama dhe Berisha vendit është se shumica ka tendencën të shkojnë te partitë e PS dhe vetë Rama thonë se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Ndërkohë, PD thotë se ne nuk fitojmë se nuk ka zgjedhje me Ramën. Aksioma e tyre është se ne futemi në zgjedhje, por zgjedhje nuk ka. Shqetësimi do të ishte platformë ndërkombëtare e PD. Nëse opozita shpreson se të ikurit janë të pakënaqur, duhet të zgjidhë ngërçin e votave, si realizohet votimi elektronik në kohë rekord, etj”, tha Duma
