Tuesday, April 21, 2026
HomeALBTakim shumë i sikletshëm”/ E imiton në “Portokalli”, aktori zbulon çfarë i...

Takim shumë i sikletshëm”/ E imiton në “Portokalli”, aktori zbulon çfarë i tha Rogerti

Aktori i “Portokalli”-së, Alfredo Shabani, ka zbuluar reagimin e finalistit Rogert Sterkaj ndaj imitimit të tij në spektakël.

Në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Sara Hila, Shabani tregoi se takimi mes tyre ka qenë i sikletshëm, por i mbushur me vlerësim dhe humor nga ana e Rogertit.

E vetmja kritikë që Rogerti kishte ishte dialekti, zbuloi aktori i “Portokalli”.

Pyetja: Ti u bërë menjëherë personazh në “Portokalli” pikërisht me rolin e Rogertit. Tashmë që ai është jashtë shtëpisë, a ke mundur të komunikosh?

Alfredo Shabani: Ishte një nga gjërat më të sikletshme që kam kaluar ndonjëherë. Kur e takova i thashë: “Unë jam ai”. Më hodhi në qafë dhe më tha: “Bravo, e ke bërë shumë mirë. Përgëzime, vetëm dialektin ta kishe rregulluar pak dhe do ishe shumë perfekt.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments