Monday, April 20, 2026
HomeALBU tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari në Peshkopi

U tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari në Peshkopi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Zallë-Kalis, në Njësinë Administrative Sllovë, Bashkia Peshkopi, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është tërhequr zvarrë nga kali për rreth 500 metra. Për shkak të terrenit të vështirë malor, me gurë dhe drunj, ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur bluzat e bardha të spitalit të Peshkopi dhe ambulanca, por fatkeqësisht 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete.

Trupi i pajetë është transportuar drejt Tiranës për ekspertizë në mjekësinë ligjore, i shoqëruar nga policia dhe mjekët, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments