Finalisti i Big Brother VIP 5, Miri, ka folur pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Miri është shprehur se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion të pestë, duke theksuar se për të eksperienca ka qenë fituese në shumë aspekte.
Ai u ndal edhe te fituesja e këtij edicioni, Selin Bollati, për të cilën u shpreh se është ndjerë mirë që ajo ka marrë çmimin e madh. Sipas tij, kjo përputhet me atë që ai e kishte parashikuar që në fillim të lojës.
“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.
120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.
Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, u shpreh ai.
