Monday, April 20, 2026
HomeALBE rëndë në Durrës/ U vetëplagos me armë, 35-vjeçari ndërron jetë rrugës...

E rëndë në Durrës/ U vetëplagos me armë, 35-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë.

Shtetasi Odise Shoshari, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas burimeve policore, i ndjeri njihet si përdorues lëndësh narkotike dhe rezulton se ishte nën efektin e tyre kur ka qëlluar veten me çifte“Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi Odise Shoshari, rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments