”She’s On Top” do të rikthehet fuqishëm në ekranin e Top Channel me edicionin e tij të shtatë, duke premtuar surpriza dhe një frymë krejt të re. Këtë herë formati vjen me një ndryshim të rëndësishëm në drejtim. Sipas burimeve të ”Koha Jonë”, stafetën do ta marrë Sara Gjordeni.
E njohur për elegancën, finesën dhe sinqeritetin në gjykimet e saj, Sara ka spikatur jo vetëm si anëtare jurie në edicionet e kaluara të programit, por edhe si një nga figurat më të komentuara ende të ”Big Brother Albania”. Rikthimi i saj në ekran vjen si një hap i natyrshëm në karrierë, duke e vendosur atë në një rol të ri, por shumë pranë rrënjëve të saj në botën e modelimit.

Së fundmi, ajo u pa edhe në krahun e Edi Manushit teksa firmoste kontratën për këtë bashkëpunim të ri, duke vulosur kështu një rikthim të shumëpritur në ekran. Pas eksperiencës emocionale në ”Vajzë apo Djalë”, ku solli momente të paharrueshme për çiftet pjesëmarrëse, Sara rikthehet në pasarelë, tek rrënjët e saja, tek puna e madhe që bëhen me vajzat e reja që kanë synim ekranin dhe botën e modelizim.
Publiku e ka mbështet dhe pëlqyer pafund në rolin e gjykueses, por tani më do ta shohi në këtë rol të ri. Por Sara nga ana tjetër, si një nënë tashmë në jetën e saj, por rebele, këmbëngulëse dhe me fokus punën, ka krijuar bradin me produkte për fytyrën, turpin dhe linjën e parfumeve. PRIME është projekti i saj i parë, një linjë e kuruar me imtësi, me identitet vizual të zhvilluar në bashkëpunim me profesionistë të markave të njohura botërore si Lancôme dhe të tjerë.
