Një nga momentet më të forta të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania ka ndodhur pikërisht gjatë surprizës për Mateon, ku ai u përball me emocione të papërshkrueshme pasi takoi babain, Brikenën dhe disa nga familjarët e tij më të afërt.
Ky moment i shumëpritur jo vetëm që preku publikun, por “theu” edhe rrjetin! Transmetimi live në YouTube arriti shifrën e jashtëzakonshme prej 350 mijë shikuesish njëkohësisht, një rekord për këtë fazë të spektaklit.
Mateo, i cili prej kohësh nuk kishte dalë live, riktheu gjithë vëmendjen tek vetja me këtë surprizë emocionuese, duke treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka jashtë shtëpisë.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse banorët e tjerë do arrijnë të afrohen me këtë shifër apo Mateo po “blindon” finalen edhe në aspektin e publikut online.
🔥 350 mijë live – a është ky sinjali që fitorja është shumë pranë?
