Saturday, April 18, 2026
HomeALBLAJM I FUNDIT/ Merr fund “rumpalla” e molotovit të PD, Policia: E...

LAJM I FUNDIT/ Merr fund “rumpalla” e molotovit të PD, Policia: E pëson edhe deputeti…

Grupi i zjarrit të Sali Berishës është kapur në flagrancë nga policia duke hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë, por edhe me çantat e mbushura plot me lëndë prioteknike.

Një ditë pas protestës së 17 prillit, Blutë e Tiranës informuan se në pranga kanë rënë 11 protetsues, të akuzuar për “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndryshe nga protesta e kaluara, dhuna e militantëve të Berishës nuk përshkallëzoi, pasi policia reagoi duke i shpërndarë me shpejtësi me ujë, gazlotsjellës dhe spraj. Protestuesit u kapën në befasi nga reagimi i bluve, të cilët duket se ndoqën strategji të re nën udhëzimin e kryepolicit të ri, Skënder Hita.

Efektivët ndërhynë menjëherë në ‘zemrën’ e grupit të zjarrit, që siç vetë njofton Policia, disa prej protestuesve u arrestuan duke hedhur fishekzjarrë e molotovë në drejtim të godinës së qeverisë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 15 persona të tjerë. Mes tyre është proceduar edhe deputeti i PD, Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjithashtu është proceduar edhe Aulon Kalaja për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Policia ndër të tjera shton se janë sekuestruar 45 molotovë teksa thekson se disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmet.

Mësohet se gjatë protestës 5 punonjës policie mbetën të dëmtuar. Ata morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments