Pas deklaratës së Najadës (Noces), në studio ka ardhur edhe ish-partneri i saj nga Big Brother 1, Olsi, duke hedhur dritë mbi marrëdhënien e tyre pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ai tregoi se lidhja e tyre vazhdoi për rreth një vit pas përfundimit të spektaklit, por më pas gjithçka mori fund.
Sipas tij, ndarja erdhi si rezultat i disa faktorëve:
“Qëndruam bashkë rreth një vit pasi dolëm nga Big Brother. Ka qenë pak edhe faji im, shoqëritë e ndryshme, shumë gjëra ndikojnë…”
Olsi u ndal edhe te një moment delikat gjatë qëndrimit në shtëpi, kur në lojë u fut e dashura e tij në atë kohë, duke e cilësuar situatën si shumë të sikletshme.
“Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua. Dhe pasi dolëm, nuk folëm më asnjëherë.”
Rrëfimi i tij ka rikthyer vëmendjen te një nga historitë më të përfolura të Big Brother 1, duke ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Sipas Olsit kte Big Brother e fiton Selin
