Pas shumë vitesh larg vëmendjes mediatike, Najada, e njohur nga publiku si “Nocja” e Big Brother 1, ka folur për herë të parë rreth fenomenit të sotëm të BBV.
E pyetur se kë mbështet këtë sezon, ajo nuk hezitoi të përmendte emrin e Mirit, duke treguar hapur preferencën e saj.
Por jo vetëm kaq…
Najada u ndal edhe te tema e dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother, një nga diskutimet më të nxehta të momentit. Ajo u shpreh se ndjenjat që lindin brenda shtëpisë mund të jenë të vërteta, por gjithçka varet nga ajo që ndodh jashtë:
“Brenda je më i fokusuar dhe çdo ndjenjë duket më e fortë, por jashtë varet si ecën lidhja.”
Deklarata e saj ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te një nga figurat më të njohura të edicionit të parë.
