Friday, April 17, 2026
HomeALBKriza e parë mes Selin dhe Gimbon? Deklarata që ndezi dyshimet për...

Kriza e parë mes Selin dhe Gimbon? Deklarata që ndezi dyshimet për ndarje

Një deklaratë e fundit e Selinit ka ngrritur dyshime serioze për të ardhmen e marrëdhënies së saj me Gimbon. Gjatë një bisede, ajo u shpreh qartë se nuk e sheh veten duke jetuar jashtë Tiranës, duke theksuar se e ka jetën dhe planet e saj të lidhura me kryeqytetin.

Nga ana tjetër, dihet se Gimbo jeton në Kosovë, çka e bën këtë raport një lidhje në distancë. Pikërisht ky fakt po shihet si një nga arsyet kryesore që mund të çojë në një ndarje mes tyre.

Burime pranë situatës bëjnë me dije se çifti ka diskutuar edhe më herët për këtë çështje, por duket se nuk kanë arritur ende në një kompromis. Refuzimi i Selinit për t’u zhvendosur në Prishtinë dhe fakti që Gimbo ka jetën e tij të ndërtuar atje, krijon një pengesë reale për vazhdimësinë e lidhjes.

Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë. A do të gjejnë një rrugë të mesme apo distanca do të jetë arsyeja që do t’i ndajë përfundimisht? Koha pritet të japë përgjigjen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments