Ethet e finales po arrijnë kulmin dhe tensioni mes finalistëve është më i lartë se kurrë. Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Selin dhe Mateos, ku secili prej tyre ka dhënë arsyet pse kundërshtari nuk meriton fitoren – dhe pse vetë duhet të triumfojë.
Gjatë përplasjes, Selin ka qenë mjaft e drejtpërdrejtë, duke i thënë Mateos se ai është përfolur më shumë për marrëdhënien me Brikenën sesa për lojën e tij. Një deklaratë që duket se synonte ta ulte figurën e tij në sytë e publikut.
Nga ana tjetër, Mateo nuk ka qëndruar në heshtje. Ai ka reaguar me argumente, duke tentuar të mbrojë lojën e tij dhe të tregojë se meriton të jetë fitues. Megjithatë, përplasja ka vazhduar, ndërsa Selin është përpjekur t’i shmanget disa prej argumenteve të tij, duke krijuar përshtypjen e një loje më strategjike dhe të llogaritur.
Në një moment tjetër që ka tërhequr vëmendje, Selin është parë duke qeshur me Rogertin dhe Mirin, ndërsa sipas ndjekësve dukej sikur po tallej me Mateon – një veprim që ka shtuar edhe më shumë debat në rrjet.
Dhe si gjithmon Selin i shmnaget debateve me Mateon dhe iken nga frika si ka mundsi
Finalja është pranë dhe çdo banor po lufton fort për të bindur publikun se është fituesi i merituar. Por në fund, është vetëm publiku ai që vendos.
👉 Si mendoni ju: kush kishte të drejtë në këtë debat – Selin apo Mateo?
