Thursday, April 16, 2026
HomeALBPerla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete

Perla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete

Kuvendi u përfshi në debate për procesin e rindërtimit, pas akuzave të opozitës se banesat nuk janë dorëzuar ende pas 7 vitesh nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019.

Debateve nuk u qëndroi dot larg as djali i Fahri Balliut, Klevisi, i cili edhe në këtë seancë lëshoi perlën e tij të radhës. Fantazia e Balliut shkoi larg, aq sa doli në konkluzionin se ish-presidenti Ilir Meta është një “parashikues i saktë i tërmeteve” që mund të godasin vendin tonë.

Për tu bërë më i besueshëm në sallën e Kuvendit, Balliu përdori një artikull ku tregohej se Meta asokohe i është drejtuar me një letër qeverisë Rama dhe i kërkonte të merreshin masa pasi një tërmet apokaliptik mund të godasë Ballkanin, referuar parashikimit të sizmiologu grek, Akis Tselentis. Por, kjo letër e Metës detyroi sizmiologun të përgënjeshtrojë lajmin dhe të pastrojë figurën e tij nga një fake news.

Urdhëroni këtu ja ku është parashikimi i Metës si president, që i referohet specialistëve në Greqi, që mund të vijë një tërmet në Shqipëri në korrik. Qeshni ju se mbushët xhepat me rindërtimin. Ja ku e keni “letra për Ramën, Meta jep alarmin: Merrni masa se do bjerë një tërmet”. Çfarë bëtë ju? Ju nxorët direkte Carlo Bollinon të thoshte gafa e rëndë e Ilir Metës se nuk mund t’i parashikosh. Ua paralajmëroi më 29 korrik 2019, dhe tërmeti ra më 26 nëntor, i pari të ra në shtator, i dyti në nëntor, bë vend të kërkoni ndjesë, vazhdoni dhe qeshni”, tha Balliu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments