Një moment shumë i bukur dhe emocional është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Mateo ka marrë një surprizë të veçantë nga Brikena. Ajo i ka dërguar një dron (parashutë), një gjest që duket se e ka prekur thellë banorin.
I mbushur me emocione dhe i buzëqeshur, Mateo nuk ka kursyer fjalët e ëmbla për Brikenën. Ai shprehet:
“Briki zemra ime, të hëngsha zemrën, faleminderit për parashutën, je shumë e mirë, TË DUA SHUMË. Nuk e prisja, por ma zbukurove ditën në mënyrë përrallore, fjalët më të bukura… Një parashutë sa 100 copë.”
Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke u bërë viral në rrjetet sociale. Fansat e kanë komentuar si një nga momentet më të ndjera të këtij edicioni, duke treguar edhe njëherë lidhjen e fortë emocionale mes dyshes.
Surprizat me dron kanë qenë një nga mënyrat më të përdorura për të mbështetur banorët, por kjo e Brikenës për Mateon duket se ka pasur një ndikim të veçantë, duke i dhënë atij energji dhe motivim në këtë fazë të rëndësishme të lojës.
